Brodey Young lindi mëngjesin e së martës në spitalin e Wales në Britaninë e Madhe foshnjen më të rëndë që peshon gati 6kg.

Nëna e vogëlushit, e mahnitur tha: “E ndjeja ndryshimin në presion kur po lindte. E dija që ishte fëmijë i madh, por nuk ma merrte mendja aq shumë derisa e pashë. Është e mrekullueshme.”

Edhe pse është foshnja më e rëndë në botë pas një periudhe prej 10 vitesh, Sheralyn Wilcock tregoi se nuk ka patur anormalitete gjatë shtatzënisë.

Fakti që ka lindur shumë i rëndë, bën që foshnja të kërkojë qumësht rreth 70ml cdo tre ose katër orë. Dihet se mesatarja për të ushqyer një bebe me qumësht është mes 20-40ml.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb