Në Beograd mbrëmjen e së hënës u çel një ekspozitë me foto dhe video të pazakonta për serbët.

Bëhet fjalë për një ekspozitë të luftës së Kosovës me pamje filmike dhe foto nga periudha e kulmit të konfliktit, vitet 1998-1999.

Ekspozita është një nismë e përbashkët e Qendrës Ligjore Humanitare të Prishtinës dhe të Beogradit dhe në të paraqiten edhe provat e përdorura në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

“Deri më tani, gjykatat serbe kanë shqyrtuar dhe dënuar vetëm në 61 raste nga 8700 civilë shqiptare të vrarë në këtë konflikt”, deklaroi Nemanja Stjepanoviç nga “Humanitarian Law Centre” e Beogradit.

Stjepanoviç thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb