BULQIZË-Pamjet e godinës që po shikoni i përkasin familjes Mjeshtëri në Bulqizë. Varfëria ekstreme e ka detyruar këtë familje prej 5 persona të ngrysi ditët në një dhomë të vogël ku kryejnë nevojat personale në të njejtin ambient ku gatuajnë.

Përveç pamjeve të paimagjinueshme e jo higjenike ku duhet të jetojnë shtohet edhe fakti se çdo ilaç apo ushqim duhet ta marrin duke shënuar emrin nëpër lista.

Kryefamiljari Mentor Mjeshti thotë se ka për të shlyer 88 mije lekë për ilaçet që ka marrë në farmaci. Punëtori i minierës nuk e kishte marrë rrogën kur e intervistuam, ilaçin për dhembin e djalit sërish e kishte marrë me liste në farmaci.
“Sot jam në borxh në farmaci kam 88.000 lekë. Ilaci për çunin kushtoi 3800 leke te vjetra”- shprehet kryefamiljari.

20 metra larg shtëpisë së Mentor Mjeshtrit ndodhet banesa e varfër e 53 vjeçares Zyre Perkola.
Ajo pohon se vuan nga disa sëmundje dhe nuk është në gjendje të kurohet me medikamente, pasi perfiton vetëm 30 mijë lekë ndihmë ekonomike

Thotë se shtruar disa herë nëpër spitale e diagnostikuar me sëmundje të ndryshme por ka dalë shumë shpejt pasi nuk ka pasur para. Tashmë ajo i ka ndërprere ilaçet pasi listat e gjata me borxhe që ka nëpër disa farmaci kanë bërë që mos të marri më ilaçe nga farmacistet.

“Nuk jam në gjendje me 30 mije leke. Ilaçet nuk i marr dot më. Burrin e kam papune, jam invalide nuk më kanë Nëpër dyqane kam plot me lista me borxhe. Jam sëmur u shtrova ne spital dhe dola nuk kisha mundesi”-shprehet Përkola.

Në qytetin e Bulqizës,që njihet si qyteti i pasur nën tokë dhe i varfër mbi të, bëmë një vezhgim nëpër farmacitë për listat e borxheve të ilaçeve të marra nga pacientët. Nazife Bica, farmaciste prej me shume se 15 vite, duket humane. Pavarësisht blloqeve me borxhe të pacienteve ajo serish thotë që nuk mundet ti lejë të sëmurët të vdesin për medikamente. Farmacistja tregon se listat me ilaçe variojnë nga 2 mijë lek të vjetra deri ne 10 mijë lekë të reja.

“Vihemi në pozitë, puna është bërë e vështirë, edhe 2 mijë lekë kemi receta që i kemi dhënë ilacet borxh. Varferia është shumë problem këtu, këtë muaj kam hapur bllokun e ri. Nuk mundmi që kur vjen me recete dikush dhe mos t’i jap ilace kur femijen e ka me temperaturë” – tregon farmacistja.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: