TIRANE- Viktimës së aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrugën Tiranë-Durrës, 23-vjeçares Elena Avdillari iu gjet në çantë edhe një biletë udhëtimi me traget për në Bari.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me faktin se pse Avdillari nuk u nis në Itali, por udhëtoi nga porti i Durrësit drejt Tiranës me një taksi, por udhëtimi u pre në mes pas aksidentit, ku humbi jetën dhe shoferi Bujar Agalliu.

Burime nga Policia Kufitare thanë se Avdillari nuk u paraqit në sportelin e portit për të vulosur dokumentet, ndërsa asaj nuk i ishte refuzuar udhëtimi drejt Italisë. Mësohet se 23-vjeçarja ishte e martuar dhe jetonte në Kombinat.

Dëshmitarët treguan që goditja ka qenë shumë e fortë dhe ka shkaktuar panik dhe tek ata vetë që kanë pyetur veten se çfarë ndodhi. Policia ka identifikuar shoferin e makinës Fatjon Zhaporja që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe po negocion për dorëzimin e tij. Dyshohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër person në makinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb