Robotët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, në logjikë dhe sjellje. Dhe Inteligjenca Artificiale mund të revolucionarizojë edhe mendimet tona…

Në vitin 2016 ka mposhtur “Go”, në vitin 2017 kërkon të hedhë një hap më tej duke mundur “StarCraft”. E para është loja e famshme kineze në tavolinë, 2500 vite e lashtë, mbi të cilin rri pezull një mistikë kolektive kaq ekstreme, sa të duket si një koleksion legjendash metropolitane: përsëritje që parashikon një numër lëvizjesh më të madhe edhe se ai i atomeve në Univers.

E dyta është një lojë strategjie në kohë reale, në rrjet, dhe që synon shumë më tepër se sa bllokimin e lëvizjeve të kundërshtarit: synon dominimin e galaktikës. Protagonisti i këtyre sfidave nuk ekziston në natyrë. Është një krijesë e jona, e kudondodhur dhe e bërë copë nga polemikat. Është Inteligjenca Artificiale, e cila mishërohet tek robotët humanoid, dhe që fshihet në softuerët e padukshëm.

Tanimë super-trutë biologjikë të Demis Hasabis, bashkë-themeluesi i kompanisë DeepMind, dhe Xhef Din, udhëheqës i projektit Google Brain, duan që të çlirojnë rrjetin nervor përmes të cilave u bënë yje kundër një videoloje ikonike: tek StarCraft, betejat zhvillohen me arsyetime të një spektri të gjerë dhe një intuite të madhe, pasi informacionet e disponueshme janë gjithmonë të paplota.

Është kjo paplotësi që e bën StarCraft-in shumë intrigues:kërkon logjika të ngjashme me ato

që dominojnë botën reale, në të cilën veprimi përmban nga pas një dozë guximi. Nëse programi i Hasabis dhe Din do të mbizotërojë, Inteligjenca Artificiale – A.I. – do të ketë hedhur një hap të ri. Dhe do t’i jetë afruar logjikave tona dhe menaxhimit të megaproblemeve, që na mbajën në ankth, nga ndryshimet klimatike tek lufta kundër kancerit.

Ndërkohë përparimi i A.I vazhdon në gjestet e detyrave të shumta të përditshme. Edhe për drejtorin ekzekutiv të Microsoft, Satja Nadela 2017-a paraqet një vit kyç. ”Duam ta sjellim inteligjencën në çdo gjë, kudo dhe për të gjithë”- thotë ai prerë, duke shpallur një numër sistemesh të reja:përditësimi i “Translator”, platformë që mund të përkthejë në mënyrë simultane bisedat midis grupeve të njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme, dhe chatbot “Zo”, që ndërton biseda të sofistikuara njeri-makinë.

Ndërkohë babai i Facebook, Mark Zukerberg, argëtohet duke krijuar ilustrime dhe filma, dhe ka krijuar një prototip të frymëzuar nga Xharvis, maxhordomi i serisë “Iron Man”:do të menaxhojë shtëpinë e tij, dhe një ditë mund të pushtojë banesat tona, duke zënë çdo aspekt të jetës së përditshme. Dhe kështu koha për të biseduar nuk do të jetë kurrë e pakët.

Joshëse, Inteligjenca Artificiale përfiton nga dobësitë tona, duke premtuar të na ndihmojë 24 orë në 24:Apple me Siri-n dhe Amazon me Alexa-n, ndërsa IBM investon 1 miliardë dollarë tek Uatson, sistemi që luan me fjalë tek “Jeopardy” për argëtimin e audiencave televizive, dhe klasifikon studimet mjekësore për t’i sugjeruar specialistëve terapitë më të mira.

Ndërsa Google dhe Uber reduktojnë afatet mbi makinën që drejtohet vetë, në Kaliforni hapen supermarkete dhe restorante, ku të vetmet qënie njerëzore janë klientët. Sistemet e automatizuara, plotësojnë dëshirat dhe dorëzojnë produktet, dhe vihet theksi tek “ekonomia e robotit”, duke ushqyer debatin e përsosur për të përmbytur rrjetet sociale. Inteligjenca Artificiale do të na bëjë mirë apo keq?

Ka katastrofistë si kozmologu Stefën Houking, që imagjinojnë pasoja alla “Terminator”, dhe pesimistë të moderuar si informaticieni Stiv Voznik dhe sipërmarrësi Ilon Mask, që janë të bindur se makinat duhen vendosur nën një kontroll të rreptë. Dhe ka të tjerë që besojnë se procesi s’mund të ndalet. Për filozofin Nik Bostrom, A.I do të fitojë super-fuqi të përballueshme për ne, ndërsa informaticieni Rej Kurzvill ka dhënë tashmë datën e pikës së mos-kthimit pas:është viti 2045, kur do të realizohet “veçantia”, me parakalimin përfundimtar të robotëve që mendojnë në dëm të neve njerëzve.

Pastaj janë realistët dhe optimistët. Tobi Uolsh i Universitetit të uellsit Jugor në Australi, përjashton rrënien intelektuale (dhe të vendeve të punës që ekzistojnë aktualisht) duke kujtuar “halting problem” të teorizuar nga Alan Turing, që parashikon se nuk mund të ekzistojë një algoritëm që të jetë në gjendje të zgjidhë në një kohë të dhënë një problem për të gjithë inputet e saj të mundshme.

Dhe Xhorxho Meta, drejtor i iCub Facility Department në Institutin Italian të Teknologjisë në Xhenova, vë bast për një bashkëjetesë të frytshme njerëz-robotë. “Ata do të bëhen plotësuesit tanë- shpjegon ai – dhe do të jetë kombinim i dy llojeve të inteligjencës, një të shpejtë, një tjetri krijues, duke na ofruar mundësi që sot janë të pamundura”.

Për shembull duke i çliruar shkencëtarët (apo mjekët) nga pesha, tashmë e pamenaxhueshme, e konsultimeve ekzistuese:në vend se të humbet në labirintet e asaj që tashmë është studiuar – dhe që materializohet në përbindëshin Big Data – do të veprohet në fusha të tjera të hulumtimit, ende pak të vlerësuara. Duke evoluar, Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në zhvillimin e të menduarit tonë, vrimat e zeza të së cilës i atribuohen shumë gabime.

Ndërkohë – përfundon Meta – veçantia që cilës i frikësohemi mbetet një perspektivë e largët. Për momentin A.I i ngjan morisë së komputerave personale të viteve 1980:miliona herë më performues se sa softueri i anijes kozmike Apollo 11, e megjithatë ende të paaftë për t’u lidhur në një rrjet. Dhe për të makinerizuar atë dije që sot është bërë një nga motorët, që vënë lëvizje speciet e reja të RoboSapiens. /“La Stampa” – bota.al/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: