UKRAINË- I zëvendësuan çizmet dhe uniformën me taka dhe fustane solemne. Gratë që luftojnë kundër ushtrisë ukrainase kanë marrë pjesë në garën për luftëtaren më të mirë.

Ngjarjen e ka organizuar udhëheqja e pavarur e qytetin Donetsk për nder të 8 Marsit që ende festohet në gjithë ish-bashkimin Sovjetik, transmeton AP.

Gratë nga tri batalionet pro-ruse u paraqitën me fustane solemne ndërsa me uniforma morën shpërblime dhe lule.

Shumica nga vajzat janë vendase dhe ishin të shoqëruara nga të dashurit e tyre, ndërsa vetëm njëra ishte nga qyteti rus Bryansk. Disa prej vajzave dikur kanë punuar si edukatore ose kanë pasur biznes privat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: