TIRANE- Pas deklaratës ‘bombë’ që lëshoi sot ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj për tunele si në Afganistan të ndërtuara në Elbasan, risolli detaje të reja nga organizmi i bandave kriminale në këtë qytet.

I ftuar në “Studio e Hapur’ në “News24’ ai theksoi se gjithçka është e mirëstrukturaura, ndërsa tuneli i ndërtuar ishte kthyer në banesa, apo armatura si në kohën e kaluar, ku kishte ushqime dhe gjithçka tjetër. Po ashtu, Demiraj pohoi se Policia e Shtetit e di mirë ekzistencën e këtyre tuneleve, shkruan ‘BalkanWeb’.

Eni Vasili:
Kur thoni se ka tunele si ato në Afganistan, çfarë nënkuptoni?

Dritan Demiraj: Flas për apartamente, banesa, ku ishte vendosur pjesa e grupit që bëri sulmin. Ata kanë qenë me armatura si në kohën e mëparshme, me tunele undergraund, një grup i strukturat. Aty mbanin ushqime dhe armë. Ishin përgatitur. Policia i ka të gjitha me fotografi. Policia nuk duhet t’i lejojë këto gjëra, por duhet të marrë masa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb