Autoritet turke kanë arrestuar pas shumë përpjekjesh autorin e masakrës së mbrëmjes së Vitit të Ri në Stamboll. Mësohet se killeri është arrestuar në lagjen Esenyurt të Stambollit gjatë një operacioni blic të forcave speciale turke, siç raporton ‘Daily Sabah’.

Sipas tyre personi që shihni në foto, i identifikuar si Abdulkadir Masharipov është nga Uzbekistani dhe është arrestuar së bashku me të birin 4-vjeçar, ndërsa policia po e kërkonte prej 17 ditësh.

Ai është autori i masakrës në klubin e natës, “Reina” ku mbrëmjen e 31 dhjetorit humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 60 të tjerë.

Në fotot e shpërndara sot në media, “killeri” duket se është rrahur keqazi, pasi ka një sy të nxirë dhe rroba të gjakosura. Por nuk mungojnë as foto, kur një polic i vë këmbën tek koka.
0x0-reina-nightclub-attacker-who-killed-39-nabbed-in-istanbul-1484602583900

Më herët e përditshmja turke, “Yeni Safak” ka zbuluar emrin e koduar të të shumëkërkuarit, ndërsa është cilësuar si një “killer profesionist”. Sipas kësaj gazete, ai është i huaj dhe ka mbërritur në Turqi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët 15 ditë para tragjedisë së 31 dhjetorit. Tre ditë para së të hynte në veprim ai dërgoi bashkëshorten në pjesën qendrore të Anadollit.

Po sipas turkes, “Yeni Safak” terroristi ndërroi tetë taksi para së të arrinte në klubin e natës, Reina. Ai mbante në dorë dy çanta, një të madhe, ku mbante të fshehur automatikun me të cilin kreu masakrën dhe një më të vogël.

Çanta më e vogël, brenda të cilës policia gjeti celularin mbeti në taksinë e fundit që mori vrasësi para se të arrinte në klubin e natës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb