Gjysmëfinalja e parë në Liverpool mes skuadrës së Klopp dhe Roma-s në “Champions League” ishte një spektakël i vërtetë futbolli, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë përballje pasi pak para se të fillonte sfida një mbeshtetës i Liverpool-it u godit me çekiç në kokë nga dy tifozë të ekipit italian.

Ai u identifikua si Sean Cox, një irlandez baba i 3 fëmiojëve që kishte udhëtuar për të ndjekur ekipin e tij të zemrës. Si pasojë e goditjeve të marra ai tani gjendet në koma dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të, pasi situata parqitet tepër serioze.

Disa ditë më parë tifozët nisën një nisëm për të grumbulluar para për trajtimin e tij, por pavarësisht kësaj sipas mediave angleze do të jetë tepër e vështirë që ai të zgjohet nga koma.

Me situatën është sensibilizuar edhe klubi i Romës, i cili sot, një ditë para ndeshjes së kthimit në “Olimpico” është stërvitur me një bluzë të personalizuar ku shruhej: “Forca Sean”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb