Jurgen Gjasula shfaqet me akuza të rënda , lojtari që kur kaloi nga Bullgaria drejt Greuther Furth, ishte në formë optimale dhe shihej si një nga lojtaret që do të bënte rolin e organizatorit të mesfushës së Kombëtares sonë, atë që për vite të tëra e ka bërë Ervin Skela.

Mirëpo, Gjasula edhe pse veshi në miqësore bluzën kuqezi, u harrua shpejt e ja tani tek rikthehet në skenë por me disa akuza tepër serioze.

“Ndeshen me Izraelin nuk e ndoqa, vetëm rezultatin pashë. Personalisht nuk e kuptoj dot se si ka mundësi që lojtarët që luajnë në Gjermani nuk grumbullohen, ndërsa ata lojtarë që as nuk luajnë në ekipe të vetat grumbullohen.

Por kjo është diçka që i takon trajnerit dhe më vjen keq ta them por në Shqipëri bëhen shumë gjëra vetëm për interes! Normale që u mërzita për mungesën në Francë. Kisha shumë dëshirë të luaja për vendin ku kam lindur, me zemër jam 100% shqiptar. Po këto gjëra nuk janë në dorën time”,- u shpreh Gjasula për “Who”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: