Kukësi dhe partizani ndajnë pikët në kryendeshjen e javvs së 23-të të Kategorisë Superiore. Në “Zeqir Ymeri” përfundoi 0-0 në fund të një prej dueleve më të bukura të këtij sezoni.

Qysh në minutat e para skuadrat dhanë sinjale se takimi do të ishte i zjarrtë dhe me raste sa nga njëra portë në tjetrën. Vendasit gjetën golin pas gjysmë ore lojë, por Izair Emini ishte në pozicion jashtë loje.

Sulmuesi kosovar u ndaj nga shtylla pë pjesën e dytë, duke shpërdoruar një nga mundësitë e shumta të vendasve për të zhbllokuar lojën.

Në krahun tjetër, portieri Enea Koliçi veshi petkun e shpëtimtarit duke i mohuar Partizanit golin në disa raste.

Nga ky barazim më i kënaqur mbetet Skënderbeu, që e sheh veten në kuotë të barabartë pikësh me Kukësin (47′). Partizani ndjek me 43. (panorama sport)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: