“BalkanWeb” zbardh amendamentet për “Projektkodin e Sjelljes së Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, i cili pritet të miratohet në seancën parlamentare të së hënës.

Kodi i ri i sjelljes së deputetëve, synon që t’i japë fund gjuhës së urrejtjes në parlament. Pjesë e amendamenteve janë edhe rekomandimet e ekspertizës së ardhur nga OSBE/ODHIR dhe rekomandimet e ekspertit të Këshillit të Evropës.

Por si duhet të sillen deputetët, çfarë ju lejohet dhe çfarë jo për ligjvënësit shqiptarë?
njoftimi
“BalkanWeb” mëson se gratë deputete që kanë fëmijë të porsalindur mund të ndjekin punimet parlamentare bashkë me ta.

Po ashtu mësohet se: “Është e ndaluar që deputetet të votojnë në emër të një kolegu tjetër, i cili nuk është i pranishëm në sallë dhe është e ndaluar që deputetët t’i kërkojnë kolegëve të votojnë në emër të tyre. Nëse kjo ndodh, do të konsiderohet si shkelje e rëndë e kodit dhe rezultati i votimit do të shpallet i pavlefshëm”.

Propozimet:
1. Ndalohet gjuha e urrejtjes në Parlament. Fjalët provokuese do të jenë rreptësisht të ndaluara nga deputetët dhe ata që fyejnë e kërcënojnë njëri tjetrin, duhet të kërkojnë falje.

2. Ndalohet votimi i deputetëve në emër të njëri-tjetrit. Do të ekzistojnë precedentë që formësojnë rregulla strikte se si votohet.

3. Deputetet mund të vijnë në Kuvend me fëmijë të porsalindur pasi do të krijohen hapësira të posaçme që të marrin pjesë nënat bashkë me foshnje.

4. Stafi i Kuvendit nuk duhet të përdoret për qëllime partiake, por secili të mbajë përgjegjësi për vendin e tij.

5. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij parlamentar për të shmangur arrestin, nëse ka një akuzë ndaj tij.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb