Nga Fatmir Popja

Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me  World Vision  dhe CNVP  organizuan  gjatë kësaj fundjave në  pedonalen e rivitalizuar të qytetit të Librazhdit për herë të parë  aktivitetin  e titulluar “Festa e Mjaltit”  në të cilën  morën pjesë  rreth 100  biznese të cilat promovuan  prodhime të  ndryshme nga më cilësoret.

Bletaria në zonën e Librazhdit  është   një traditë e hershme dhe  Mjalti I kësaj zone   është nga më të preferuarit  jo vetëm në tregun vendas por sidomos në tregun  e huaj .

Mjalti i geshtenjes,i luleve i pishes,listres etj,jane disa variete mjalti qe gjenden vetem në rrethin e  Librazhdit.Sipas statistikave më të fundit actual;isht ka me shumë se 153 blete-rritës në të gjitëh  territorin e Bashkisë së  Librazhdit. Bazuar edhe ne programet kombetare, Bashkia Librazhd sipas kryebashkiakut Kastriot Gurra po përkushtohet tju japi vëmendjen e duhur dhe ti mbështesi këto biznese të vogla me anë të  politikave lokale  në mënyrë që  numri i tyre të vije gjithmonë  në rritje, gjë  që do ndikojë në rritjen e mirëqenies të familjeve librazhdase.

a624d918-c122-4df8-a287-bd923c3106f5

Edhe pse në fokus  gjatë këtij aktiviteti kemi mjaltin  tha  kryebashkiaku Gurra  duke përshëndetur  të pranishmit gjatë “Festës së Mjaltit” ,  ne nuk do lemë pa promovuar edhe produktet e tjera te zones si: bimet medicinale sic janë: çaji i malit, boronica, sherebela dhe trëndafili i egër ,arra,ftoi, lajthia, mollët, rrushin  dhe produketet pblektoriale mjaft të shijshme .Po kështu mjaft  rëndësi librazhdasit po i kushtojnë edhe produkteve  artizanale sikurse  janë ato të gurit, drurit si dhe ato ushqimore.Ndërkaq bizneset pjesmarrëse e vlerësuan së tepërmi zhvillimin e Festës së Mjaltit  ku atyre ju jepet mundësia të   promovojnë  produktet më cilësore që sot gjendet në treg. Një vëmëndje të madhe kohët e fundit bashkia e Librazhdit po i kushton edhe guidave  te ndryshme për vlerat e turizmit malor ku peshën kryesore e mban  Parku Kombetar i Shebenikut i cili është  kthyer në një nga atraksionet e përhershme për të gjithë turistët vendas dhe ata të huaj.Festa e Mjaltit”  do të  kthehet tashmë në një traditë të  cilën  librazhdasit synojnë që jo vetëm  ta mbajnë gjallë  te gjithë  por që do e pasurojnë vit pas viti .

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb