“Në asnjë rast të vetëm nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e kontingjentit kriminal që akuzon opozita”. Kështu i përgjigjet Artan Habilaj, pyetjes nëse vëllezërit e tij janë përfshirë në trafik droge.

Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti, i madhi i Habilajve ka folur për një rast të ndalimit të tij në Itali. GSH.al po risjell pjesën e tretë të intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015.

Ju në ndonjë rast i jeni shoqëruar apo ju e dispononi këtë sasi?
Absolutisht ne kemi bizneset tona dhe në asnjë rast nuk kemi lidhje me drogën apo eksponent të drogës. Në një rast të vetëm që kemi lidhje, opozita të dalë me fakte dhe me prova dhe unë e ftoj të faktojë. E ftoj opozitën ti faktojë siç po i faktoj unë…

Po në shtetin fqinj, keni precedent penalë, në shtetin italian, pasi në këto lloj akuzash flitej trafiku mes Shqipërisë dhe Italisë
Absolutisht që jo, në asnjë rast të vetëm, pasi as unë dhe as vëllezërit e mi në asnjë rast nuk kemi precedent penal në Itali. Të vetmin problem e kam, që nuk e quaj problem të madh, është një skadim i një leje qarkullimi ndërkombëtar dhe në një rast të vetëm më kanë ndaluar.

artan-habilaj-1

Me çfarë lloj automjeti të kanë ndaluar?
Me kamion, më kanë ndaluar me automjetin tim tip frigorifer që eksportoj fruta-perime dhe z Kulicaj e ka parë këtë dokument dhe bashkangjitur me këtë dokument e thotë, nga policia italiane i vetmi, nuk është precedent, por dyshohet që thotë; është një leje ndërkombëtare e kamionit e skaduar dhe është një gjë që çdo njeri e neglizhon, e anashkalon dhe nuk është ndonjë shkelje e madhe, por jo trafik a ku di unë,…

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/10/23/ne-lidhje-me-drogen-absolutisht-jo-ska-fakte-ska-prova-ja-si-i-pergjigjet-artan-habilaj-akuzave-per-trafik/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb