PRISHTINE- Qindra e qindra protestues tanimë janë mbledhur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, duke marrë pjesë në protestën kundër ministrit Jabllanoviç dhe në mbrojtje të Trepçës. Ata gjatë tërë kohës po thërrasin “Vetëvendosje” “Dorëheqja nuk mjafton”, “Jabllanoviçjashtë”. “Poshtë Jabllanoviçi, poshtë qeveria”. Në protestë marrin pjesë edhe tre partitë më të mëdha opozitare, Vetevendosje, AAK dhe Nisma. Ndërkohë policia e Kosovës është vendosur para objekteve të Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës. Edhe qytetarët e Mitrovicës tani më kanë arritur tu bashkohen protrestuesëve të tjerë. Me pankarta me mbishkrimin “Trepça” një numër i madh i tyre kanë arritur para Biblotekës Kombëtare.

MUSTAFA NË PEJË: JABLLANOVIC NUK ËSHTË PROBLEMI MË I MADH I KOSOVËS
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar nga Peja protestën kundër Jabllanovic që po mbahet në Prishtinë. Mustafa mes tjerash ka thënë: “Protesta është e drejtë e reagimit qytetar, ndërsa unë konsideroj se të gjitha çështjet ne do t’i zgjidhim në bazë të programit qeveritar”.

Duke folur për një nga kërkesat e protestës, që është shkarkimi i ministrit Aleksandar Jabllanoviç Mustafa shton: “Ministri Jabllanoviç nuk është problemi më i madh i Kosovës”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: