Cristiano Ronaldo festoi 33-vjetorin në muajin shkurt por kjo nuk e ka penguar aspak që portugezi të vendosë rekord në këtë Botëror sa i takon shpejtësisë së arritur në fushë.

Në ndeshjen kundër Portugalisë, ekzaktësisht në kundërsulmin që fitoi penalltinë, Ronaldo ka kapur 34 km/h, duke mposhtur kështu 735 futbollistët e tjerë që marrin pjesë në “Rusi 2018”.

Pas Ronaldo-s i dyti vjen mbrojtësi i Perusë, Luis Advincula, i cili këtë Botëror ka arritur shpejtësinë 33.8 km/h.

Më poshtë po iu rendisim disa detaje që bëjnë Ronaldo-n të arrijë këto shifra në moshën 33-vjeçare.

– Ndjek një plan çdo vit ku nuk rrit yndyrën dhe humb shpejtësinë.
– Fiton muskuj dhe elasticitet për të ruajtur shpërthimin dhe fuqinë në të kërcyer
– Ka 7% yndyrë në trup – ndryshe nga çdo futbollist tjetër që ka 10-11%
– Mosha biologjike: 23-vjeç

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb