“Non mi avete fatto niente” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 68 të “Sanremos” në Itali. Ermal Meta e Fabrizio Moro janë në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediat italiane që kur u dha lajmi se ato do të këndojnë bashkë.

Por ky bashkëpunim i frytshëm mes shqiptarit e italianit, ka nxitur edhe lajme se dy këngëtarët janë më shumë sesa miq dhe partnerë në muzikë me njëri-tjetrin.

Zërat e një historie dashurie midis atyre dyve, i ndoqën në rrjetet sociale që nga dita e parë e shfaqjes së tyre në skenën e “Sanremos”. “Ne e duam njëri-tjetrin, por jo aq shumë!” shkruan Ermali në rrjetin social “Twitter”, ndërsa ironizon një faqe “Instagrami” që i paraqet fotot e tyre në pozicione jo të zakonshme.
tweet-di-Ermal-Meta-sulla-relazione-con-Fabrizio-Moro_0 (1)

tweet-di-Ermal-Meta-sulla-relazione-con-Fabrizio-Moro_1
Në një postim tjetër Ermali shpjegon: “Kam ironizuar me disa foto qesharake pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u mbrojtur. Është vetëm se më pëlqejnë gratë, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizios. Nëse do të ndryshonte diçka ju premtoj se do ju them vetë! #Rroftëdashuria”.

Duket se me këtë batutë Ermal Meta u ka mbyllur gojën thashethemeve mbi raportin me kolegun e tij në muzikë Fabrizio Moro.

Ndërkohë kujtojmë se kantautori shqiptar është i lidhur me një spikere radiofonike prej disa vitesh. Ndërsa këngëtari italian ka një partnere që nga viti 2007, e cila quhet Giada dhe ka dy fëmijë me të: Libero dhe Anita.

Burimi: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/ne-nje-marredhenie-romantike-me-fabrizio-moron-reagon-ermal-meta-me-pelqejne-foto/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb