TIRANE– Pas publikimit të lajmit për survejimin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe familjes së tij nga Policia, ka reaguar vetë kreu i PD. Mesditën e sotme ai ka mbledhur në selinë blu drejtuesit e Partisë Demokratike dhe grupin parlamentar.

Në takim janë të pranishëm nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Mësohet se në takim merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Burime nga PD thonë për “BalkanWeb” se “Personalitet mbrohen nga Garda dhe jo nga policia. PD pritet të reagojë për këtë akt të paligjshëm të policisë nën urdhrat private të Fatmir Xhafës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb