Saktësisht në qendër të kraharorit gjendet pika energjike CV17. Kjo pikë është e lidhur me zemrën tonë dhe me ndjenjat. Nëse jeni nën stres apo nervoz, me shtypjen e kësaj pike mund të liroheni nga energjia e grumbulluar, e cila është akumuluar brenda jush.
Pika CV17 ka funksionin e balancimit të nivelit të Jin energjisë (energjia e qetësimit) dhe Jan energjisë (energjia e lëvizjeve, aksioneve).
Për shkak të stresit dhe të emocioneve negative, ndodh disbalanca e këtyre energjive në atë pikë, gjë që shprehet në sistemin e imunitetit.

Akupunktura

CV17 gjendet saktësisht katër gishta mbi pjesën e poshtme të koshit të kraharorit, në mes të gjoksit. Gjejeni dhe me majë të gishtave, me lëvizje rrethore, bëni masazh lehtë asaj zone dhe do të zbuloni ku ju dhemb. Bashkoni shuplakat si kur luteni dhe uluni në mënyrë që shpina juaj jetë drejtë. Duart janë në pozitën e përshkruar më sipër, në nivel të gjoksit. Gishtat janë të kthyer në drejtimin lart. Tani afroni duart dhe shtypni me pjesën e poshtme të gishtave të mëdhenj pikën CV17. Pika gjithashtu mund të stimulohet me mollëzën e gishtit të mesëm, derisa gishti i unazës dhe gishti tregues vendosen mbi të dhe nën të. Merrni frymë thellë gjatë ekzekutimit të këtyre ushtrimeve dhe stresi dhe nervozizmi ngadalë do të largohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb