TIRANE- Një ekspozitë me 30 fotografi bardhë e zi është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë nga fotografia franceze Virginie Caquot (Virgjini Kako).

Ajo ka eksploruar për dy vjet rresht Shqipërinë dhe ekspozitën e saj e ka emërtuar “Në Vendin e Shqiponjave”.

Projekti i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017.

Ato kapin momente të jetës së përditshme të njerëzve.

Virginie Caquot është një fotografe e pavarur franceze nga qyteti i Lilës. Ajo ka mbaruar studimet për Histori – Gjeografi dhe Zhvillim Social në Universitetin e Lilës, dhe fillimisht ka punuar si mësuese. Nga 2012, Virginie Caquot ju kushtua krejtësisht fotografisë me të cilën është marrë prej 20 vjetësh.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 Tetor 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: