AFRIKE E JUGUT – Një 25-vjeçar është shtruar në spital pasi dyshohet se është droguar dhe përdhunuar nga dy gra në Afrikën e Jugut. I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë dhe i ofruan ndihmë që ta shoqëronin.

25-vjeçari hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste kontrollin raporton Daily Mail.

Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë, që më pas e kanë “hedhur” në cep të rrugës. Më pas ai i është drejtuar stacionit të policisë ku bëri dhe denoncimin.

Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut. Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë. Ai tha se e detyronin që të konsumonte pije energjike vazhdimisht gjatë pengmarrjes.

Në korrik, një mësues u rrëmbye po nga tri gra të armatosura, ndërsa në shkurt një tjetër mësues denoncoi se katër gra e kishin përdhunuar.
Policia vendase dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup femrash.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb