TIRANE– Gjatë një deklarate, presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se është detyruar jashtë dëshirës së tij të bëjë publike përgjigjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas kërkesës së kësaj të fundit që kërkonte plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.

Meta u shpreh se duhet të ketë transparencë të plotë nga të gjitha instancat për ketë çështje dhe ai do zbatojë Kushtetutën. Meta ka kujtuar vendimin e Gjykates Kushtetuese të vitit 2010, dhe tha se kjo eshte vija e kuqe për të gjithë.

“U detyrova sot jashtë dëshirës time të bëj publike përgjigjen për MEPJ për kërkesën për autorizimin për negociatat me Greqinë. Duke nënvizuar rëndësinë e madhe të frymës së mirëbesimit me të gjithë fqinjët, jo vetëm me detyrën aktuale si president, dua të theksoj angazhimin tim për zgjidhjen e kësaj çështje. Është e domosdoshme të ketë trasparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila është vija e kuqe për të gjithë. Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i presidentit të Shqipërisë do jetë i bazuar vetëm në Kushtetutë”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: