Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Negociatat me Greqinë, Bushati letër Presidentit Meta për fillimin zyrtar të bisedimeve

bushati-kuvend

TIRANE– Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta ditën e sotme. Përmes saj, ministri Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Kreut të Shtetit plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime për “BalkanWeb” nga MEPJ thonë se përmes kësaj kërkese synohet fillimi zyrtar i negociatave me Greqinë.

Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë.

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Matja nuk niset nga nje gur ne mes te detit apo ishull por nga shelfi. Greqia 12 miljet i kishte por tani i nis matje nga cop guri qe del 12 ore ne siperfaqe. Bravo Bushati se e bitise rrac e ndyre,



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.