TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani. Mësohet se në takimin e zhvilluar në Presidencë, është biseduar rreth çështjes së negociatave Shqipëri-Greqi për çështjen e detit.

Në këtë takim konsultativ është folur edhe për rolin e Presidentit në negociatat me Greqinë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi Kreut të Shtetit autorizimin për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë për çështjen e detit. Por përmes një letre, Meta kërkoi informacione shtesë mbi grupin negociator dhe teknikalitete të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb