Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një deklarate të bërë nga Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, i cili kishte thënë se Vuçiç po bën “negociata sekrete për Kosovën” dhe se për këtë arsye “ka udhëtuar privatisht në Nju Jork”, për çfarë edhe publiku serb nuk është i informuar.

“… Vuçiç të martën ishte në Paris, në një darkë të fshehtë me Hashim Thaçin, dhe të dielën në një udhëtim privat në Nju Jork, për të cilin publiku serb nuk është i informuar. Ai gjithashtu negocion me Haradinajn nëpërmjet një ndërmjetësi të ngushtë nga rrethi i tij”, citojnë mediet serbe Jeremiçin.

Lidhur me këtë, siç shkruajnë mediet serbe, është përgjigjur edhe presidenti i Serbisë.

Duke komentuar pretendimet e Jeremiqin, Vuçiç ka thënë në mënyrë ironike se ishte në Amerikë ku pritej të takohej me përfaqësues të Soros-it.

“Vuk Jeremiç ka të drejtë. Duhet të kisha darkë në një restorant të Nju Jorkut me familjen Soros, por ata gjithashtu e anuluan, sepse e panë Angela Merkelin që e anuloi në Berlin. Për fat të keq, nuk kisha mundësi të takoja dikë nga familja Soros”, ka shkruar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb