BEOGRAD– Kandidati për president të Serbisë, Vojisllav Sheshel u tha ithtarëve të tij në Krushevac se e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e bisedimeve me shqiptarët në Bruksel, për aq kohë sa nuk formohet Bashkësia e Komunave Serbe.

Siç raportojnë mediat serbe, Shesheli ka thënë po ashtu se Bashkimi Europian duhet të garantojë anulimin e vendimit “të qeverisë kukull në Prishtinës për grabitjen e pasurisë shtetërore serbe”.

“Meqë shqiptarët rebelë gëzojnë mbrojtjen e shumë shteteve të fuqishme, do të duhet të kërkohet që në këto bisedime Serbia ta ketë mbrojtëse të veten Rusinë, dhe sa herë të shkojmë në bisedime kur janë të pranishëm ata nga BE të jenë të pranishëm edhe ata nga Rusia”, ka thënë Sheshel.

Sipas tij kërkesë thelbësore është që procesi negociator të kthehet në Kombet e Bashkuara.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb