Ndeshja e mbrëmjes së djeshme midis Brazilt dhe Zvicrës u mbyll në barazim 1-1 por kjo ndeshje vazhdon të komentohet edhe sot. Nejmar u duk sikur nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por ai ka arritur të thyej një rekord të kampionateve botërore.

Dje braziliani arriti të fitonte 10 faulle, një rekord ky për një brazilian që prej botërorit të 1966. Gjithsesi Nejmar në fund të takimit u shpreh se:

“Nuk kam asgjë për të thënë, futbolli është kështu, është.

Ndonjëherë kundërshtarët të ndalojnë kështu, nuk duhet të shqetësohem shumë për këtë. Vetëm duhet që të luaj futboll, për të tjerat janë gjyqtarët. Ata më godasin, dhemb dhe më shumë kur vendi ftohet, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/nejmar-ka-bere-ndeshje-te-dobet-ja-rekordi-qe-arriti-ta-thyente/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb