Krerët e fuqishëm të biznesit në Katalonjë duket sikur po humbin durimin, të shqetësuar nga sprova e forcës në lidhje me referendumin, rrethet e ndryshme të biznesit po frenojnë në mënyrë të fshehtë disa projekte dhe po përgatisin “planin B”, duke e gjykuar të pamundur arritjen e një pavarësie të mundshme.

“Situata aktuale po shkakton hapur shumë nervozizëm dhe shqetësim”, u shpreh këtë javë gjatë një forumi drejtori i përgjithshëm i Bankës Sabadell, banka e pestë spanjolle, ku një në dy banka të saj kanë selinë në Barcelonë, së bashku me CaixaBank.

“Jaime Guardiola Romojaro përmendi përgatitjen e “planeve të shpëtimit”. Sindikata kryesore e punëdhënësve katalanas, Foment del Treball u shpreh se të gjithë ata që kanë hamendësime se aktiviteti i tyre mund të jetë i rrezikuar të marrin masa paraprake”, sqaroi për median Salvador Guillermo, drejtori ekonomik i sindikatës.

Autoritetet indipendentiste të Katalonjës kanë thirrur për në datën 1 tetor organizimin e një referendumi për pavarësi, megjithëse zyrtarisht i ndaluar nga ana e Madridit, me pretendimin për t’u shkëputur nëse fiton alternativa “po”.

Në rastin e një pavarësie “shumë hipotetike”, Banco Sabadell nuk mund të lejojë për të dalë nga kuadri rregullator i Bankës Qendrore Evropiane, që do të shkaktonte humbjen e burimit të financimit, sqaroi një burim nga banka.

Bazuar në këtë skenar, mekanizmat për të zhvendosur selinë administrative, në Madrid për shembull do të ishin “mjaft të thjeshta” dhe të shpejta, saktësoi i njëjti burim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb