VLORË- Policia e Vlorës dhe Prokuroria e këtij rrethi kanë vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë prej 531 mijë dollarësh të një të dyshuari nga Vlora.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga Sektori për hetimin e krimit ekonomik – financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, datë 09.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb