Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nëna me foshnjën në krahë qan e ulërin, iu sulet policëve në Shkozë: Si nuk keni turp, a keni familje? (Video)

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shfaqet një grua me fëmijë të mitur në krahë, teksa shpërthen në ngashërim para punonjësve të policisë, pasi do t’i shembet banesa në Shkozë.

“Si nuk keni turp, a keni familje? Si nuk ju vret ndërgjegjja? Mos hani krahët tona, hani krahët tuaja. Është e popullit nuk është e juaja. Na trajtoni si kafshë, si kriminele, çfarë kemi bërë ne?”, dëgjohen disa prej fjalëve të gruas në video.

Berisha shkruan se kjo është klithma e një nene para hordhive me uniforme. “Terror policor! Kjo eshte klithma e nje nene me foshnjen ne krahe ne Shkoze para hordhive me uniforme qe po i shkterrojne shtepine! Sb”, shkruan Berisha.

Ditën e sotme IKMT nisi aksionin për prishjen e 153 banesave në Shkozë, në sajë të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimit të bulevardit të lumit të Lanës. Ndonëse banorët protestuan pak ditë më parë dhe marshuan drejt Ambasadës së SHBA-ve dhe asaj të BE-së ku dorëzuan edhe një letër ku i bënin thirrje ambasadorit Donald Lu dhe Romana Vlahutin që t’i ndihmonin, qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i marrë. Aktualisht IKMT ka shembur dy banesa nga 153 në total.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • I leshuan policet si ata qente -pitbull–duke terrorizuar gra dhe femije dhe duke ju prishur shtepite qe i kane ngritur me mund,djerse ,sakrifice ,me gjak keture njezet e pese vjeteve pa ju dhene asnje –kacidhe–.Po mire t’ju behet kur i votojne keta plehra qe nuk kane as me te voglen –meshire –per strehet e tyre –Zoti marrte hak–

  • i lumte Lali Erit, ta bej pallatin me shoket e tij aty sa ti luaj fen, jemi popull i keq duhet te cohen te gjithe ti mbrojne keta njetez, shteti i braktisi dhe tradhetoj, ky eshte shteti qe deshet. Nuk nxirret dikush ne rruge pa e strehuar o injoranter se jane te drejtat e njerzve o kafshe politikan me fityre njeriu, shteti nuk eshte as i Saliut e as i Rames, nese i late te ndertonin aty o legalizojini o jepuni shtepi, qytetaret nuk flaken rrugeve

  • Robte te gjitheve plehra e komunistave mbani ti gezoni se vete e deshet populle dele

  • Cna cau t…in ky Saliu dhe ata qe i shkruajne akoma tek ajo faqja e vet.

  • sali plera ka faj e publikon e video pa pike turpi. keq me vjen per keta po ne te tjeret qe skemi ndertuar ne sheshe bosh nuk kemi qen budallenj. sali kerma ka faj me shume se kushdo tjeter se ne 30 vite pushtet mund ti ndalonte po ai do rrumpalle pasti eshte aq i zhytur ne krim sa rrumpalla eshte e vetmja menyre qe ka per te mbrojtur familjen e vet dhe pasurine e tij. Sali ske ku vete dhe po ta fali Edi. askush nuk do shpetoj se ne populli jemi te etur per tu hakmarre me politikanet e gjykates

  • Edi ose strehoi te vilat e saliut ose fut saliun burg policet te sillen me salijte ashtu Jo me ata qe te votuan. Vila saliut Gjiri Lalezit strehohen 50 Familjes coja saliut.

  • Pse jeni mashtruar nga te majtet, ju e dini se te majtet vetem fjalen nuk e mbajne, jane mashtruesa, ju kete e dinit, atehere pse i votuat, tashti po i merrni frutet e votes. Por, gjithesesi shteti para se ti prishi shtepite duhet tu siguroje banesen, ashtu sic ndodh ne cdo vend demokratik. Por, shalegjati si biri i bushtres qe eshte nuk pyet, shalegjati eshte kriminel i lindur, pse e votuat kafshen, tash ja pafshi hajrin .

  • tt

    o sb shpirtziu, sa klithma nenash ka pasur prej fajit tat nga 90 deri me sot dhe kur them klithma e kam fjalen per ato mbi varre se per ekonomi e prona ke bo gjithe popullin me klith pervec disave qe perfituan.
    Mos boj te mallengjyerin o cakall i vjeter se nuk i ha njeri keto.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.