TIRANE – Sipas një studimi të ri u zbulua se fëmijët e lindur nga nënat me artrit rheumatoid ishin 1/3 më të rrezikuar për t’u prekur nga epilepsia. Në një studim me rreth 2 milionë fëmijë, shumica e fëmijëve të lindur nga nëna me artrit rheumatoid nuk kishin zhvilluar epilepsi tha studiuesi Ane Lilleore Rom nga Spitali Universitar i Kopenhagen, Danimarkë shkruan Shëndeti.com.

Megjithatë, u konstatua se kur një grua ka artrit rheumatoid në shtatzani, kushtet në mitër mund të bëjnë që truri i fetusit të jetë më i prekshëm nga epilepsia në vitet e mëvonshme. Artriti rheumatoid është një sëmundje autoimmune, në të cilën sistemi imunitar gabimisht krijon antitrupa që sulmojnë nyjet dhe kyçet.

Epilepsia nga ana tjetër është një çrregullim që shkaktohet nga ndërprerje të funksioneve të trurit. Në teori, faktorët autoimunë në barkun e nënës, të tillë si antitrupa që vetë-sulmojnë, mund të bëjnë që këta fëmijë të jenë të prirur për t’u prekur nga epilesia. Megjithatë, studiuesit theksuan se duhen më shumë studime mjekësore që të vërtetojnë vërtetësinë e plotë të këtij fakti.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: