ARGJENTINE – Për marinën argjentinase shpresat për të gjetur të gjallë ekuipazhin e nëndetëses ushtarake San Juan, e zhdukur në 15 nëntor janë shuar. Sipas ekspertëve, nëndetësja është fundosur rreth 450 km nga brigjet e Patagonias, pak orë pasi kishte sinjalizuar një infiltrim të ujit, një zjarr në bord dhe probleme me baterinë.

Sipas autoriteteve, “ekuipazhi ka humbur jetën brenda dy minutash” pas përfundimit të oksigjenit shkruan Tg.com. Zëdhënësi i marinës, Enrique Balbi, ka njoftuar që faza “e kërkimit dhe shpëtimit” ka përfunduar dhe se tani po kërkohet nëndetësja, e cila dyshohet se ndodhet 900 metra thellësi.

“Shpresa për t’i gjetur njerëzit gjallë është zero. Bëhet fjalë për një tragjedi të madhe. “Kemi humbur 44 shokë”– ka thënë një zyrtar i marinës argjentinase.
Ndërkohë familjarët e 44 viktimave, kanë ngritur një padi ndaj drejtuesve të marinës, për shkak se ata e kishin ditur që bateria kishte pësuar probleme: “Na kanë gënjyer”- thanë ata mes lotësh.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb