TIRANE– Gjatë ditës së sotme ka nisur muaji i madhërueshëm i Ramazanit, ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka folur më shumë për agjërimin. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Bujar Spahiu tha se në muajin e Ramazanit njeriu afrohet më shumë e zotin dhe bëhet me paqedashës. Sipas tij agjërimi ka edhe efekte pozitive në trupin e njeriut.

“Në orën 03:23 është syfyri dhe në orën 08 pa pak ka qenë iftari, por kjo ndryshon nga dita në ditë. Muaji i Ramazanit ka efekte pozitive në jetën e njeriut. Muaji i Ramazanit është një nga shtyllat e besimit dhe ka vlera të veçanta. Njeriu bëhet më i mirë, më i pastër dhe të gjitha ndodhin këtë muaj. Agjërimi jep efektet e tij. Shumë shkencëtarë janë shprehur se pikë së pari trupi i njeriut qetësohet sepse ka qenë në lëvizje gjatë 11 muajve të tjerë. Pra ka një pastrim të enëve të gjakut nëse njeriu ka një shëndet të mirë. Në muajin e Ramazanit njeriu afrohet më shumë e zotin dhe bëhet me paqedashës”- tha Bujar Spahiu.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se në këtë muaj myslimanët janë më të bashkuar për të pritur shpërblimin e zotit dhe se nata e Kadrit është e çmuar dhe zëvendëson një jetë njeriu.

“KMSH me masat që ka marrë për përjetimin e këtij muaji në bashkëpunim me imamët. Agjërimi bashkon njerëzit dhe është ideali i përbashkët për të pritur shpërblimin e zotit. Në këtë muaj është një shtysë edhe për të ndihmuar të varfrit. Agjërimi është një element pozitiv në të gjitha rrafshet. Agjërimi është shtysë që njeriu të ndryshojë sjelljen e tij dhe kurë themelore në jetën e njeriut. Nata e Kadrit është dhuratë nga zoti për njerëzit. Në natën e Kadrit kanë filluar të zbresin fletushkat hyjnore. Kjo natë zëvendëson një jetë njeriu. Kjo është e barabartë sa një moshë 83-vjecare e njeriut. Zoti e di që njerëzit janë gabimtarë dhe ka vendosur disa ditë të çmuara që lutja e njeriut është më pranuar”- tha ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb