PRISHTINE- Nënkryetari i PDK-së, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti, ka deklaruar se deri tani nuk kanë diskutuar për emrat e ministrave, por sot gjatë ditës Kadri Veseli do të japë propozimet dhe pastaj do të vendosë kryesia e partisë.

Hoxhaj tha se është debatuar jo për emrat, por për atë se çfarë duhet të bëjë Qeveria e ardhshme e Kosovës.

Sipas tij, është diskutuar që Qeveria e ardhshme të ketë një program me disa prioritete të qarta, të ketë disa qëllime strategjike pasi vendi është në një fazë të shtet ndërtimit.

Hoxhaj ka thënë se për demarkacionin me Malin e Zi tha se çdo qasje e Haradinajt do ta ketë përkrahjen e PDK-së.

“Sot nuk ka pas asnjë debat për asnjë emër të ministrave, kemi fol për profilin e tyre dhe prioritet që do t’i ketë Qeveria e ardhshme. Është mandati i kryetarit të PDK-së, që del me disa emra, pastaj kryesia e voton, sot gjatë ditës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: