Ndeshja e fundit e javës së 8 të Superligës mes Laçit dhe Kamzës është mbyllur me fitoren minimale të miqve me rezultatin 0-1. Goli që vulosi takimin është shënuar pak para fundit, ekzaktësisht në minutën e 87 me autor Sebino Plakun.

Sfida në pjesën e parë nuk pati shumë për t’u veçuar, por në pjesën e dytë loja u ndez në minutën e 62-të kur gjyqtari Enea Jorgji ndëshkoi dy futbollistë me karton të kuq. Neziri për Kamzën dhe Sefgjini për Laçin lanë ekipet me nga 10 lojtarë për pjesën tjetër të lojës.

Me këtë surprizë të pakëndshme për kurbinasit Kamza ngjitet në vendin e katërt në renditje me 12 pikë, 1 më shumë se Partizani dhe 2 më shumë se Laçi i vendit të 6.

Laçi:
Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Lushkja 46′), Jonuzi (Kallaku 84′), Eskerda (Xhixha 74′), Uzuni, Shala, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Ymeraj (Zefi 75′), Arrabal, Fukui, Rezi, Plaku, Raçiç (Imeri 72′).

Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: