Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Siguri, Haxhi Shala, ka theksuar se nuk beson se Franca mund ta pranonjë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.Ai ka theksuar në emisionin “Info Box”, se beson se procedurat ligjore nuk ia mundësojnë Beogradit që ta ekstradojë Haradinajn në Serbi.

“Në qoftë se edhe kjo na ndodh, ne si vend duhet ta përcaktojmë pozicionin tonë si shtet. Nëse ndodhë me të vërtetë kjo, ne duhet të tregojmë se çka po ndodh, jemi apo nuk jemi shtet. Nëse Haradinajn ekstradohet, ne nuk jemi shtet”, kështë shprehur Shala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb