Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Nëse janë trafikantë unë do kërkoj falje”, çfarë thoshte ish-ministri Tahiri për Habilajt në 2015-ën (VIDEO)

1431707496tahiri-fb

TIRANE- Arrestimi i Moisi Habilajt në shtetin italian si pjesë e një bande që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali trazoi politikën shqiptare, e cila iu kthye ngjarjeve të së shkuarës.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i LSI Endrit Braimllari e lidhën emrin e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua dy vite më parë se iu shiti makinën këtyre trafikantëve.

Pikërisht sipas opozitës, njëri nga trafikantët që Tahiri iu ka shitur makinën është Moisi Habilaj.

E ndërsa nuk ka ende një reagim nga ish-ministri për këtë ngjajre, po ju sjellim në vëmendje deklaratën e tij të bërë në vitin 2015-të kur opozita i kërkonte të jepte dorëheqje.

“Për çfarë ta jap dorëheqjen, që del një punonjës policie e thotë se paskam ca kushërinj të largët të cilëve iu kam shitur makinën dhe qenkan kriminelë. Në dijeninë timë s’janë, por edhe sikur të jenë…të jap unë dorëheqjen se çmendet një kushëriri im edhe vëllai im? Nëse unë jam përgjegjës, unë do mbaj përgjegjësi. Në rast se ata rezultojnë nga hetime që janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut se paskam shitur makinën ca trafikantëve”,- deklaronte ish-ministri.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Kusherijte e mi sme kane dhene kurre pese leke e jo me 30.000€.
    Vetem per te lypur borxh i kam 😂😂😂😂
    .

  • I ka fiks kusherinj. Djem teze! Vetem me kete ” kusherinj te larget” e implikon veten 100%! Mund te thoshe: I kam djem teze, me bene nder qe blene makinen se nuk doja t’ ju merrja borxh..nuk ma merr mendja se merren me trafik..Sigurine ne te genjyer ta jepte kokaina e thithur. Po ti, bashkeshortja jote dhe babai yt perse e perdornit makinen ” e shitur” tek kusherinjte ” e larget”? Saje ne burg nuk ke as femra qe i merrje ne ministri gjoja per pune dhe as kokaine. I mjeri ti, ta futi Rama o lepur

  • Ka ardhe kohe e keqe.Nuk mbahet me ky milet.Nje gje duhet te kemi te qarte:secili eshte pergjegjes vetem per veten e vet… (sot nuk kontrollon dot as femijen ,as vellain pa lere me kusheririn)

  • Po ti o tahit pse e rruan shum ça bejn habilajt ata rrin ne shpi te tyre srrin ne tenden saliu te vej ne burg per gerdecin e per 4njerez qe vrau ne bulevard .

  • vari lesht. Ne te gjiths kushurinj dalim



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.