Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Muaji i Ramazanit fillon ditën e mërkurë, më 16 maj dhe mbaron më 14 qershor 2018.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj uron mbarë myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar.

“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Le të sjellë ky Ramazan në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni”, thotë Skënder Bruçaj në mesazhin e tij për besimtarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: