PRISHTINE- Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet nesër në orën 16:00.

Seanca e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë është “zgjedhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Lajmin për seancën e nesërme e dha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. “Seanca do të mbahet ditën e shtunë në orën 16:00, pas kërkesës së 45 deputetëve. Është seancë e jashtëzakonshme. Do bëhet zgjedhja e qeverisë dhe kryeministrit”, ka deklaruar Veseli.

Seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj pritet të mbahet vetëm dy ditë pas zgjedhjes se Kadri Veselit në krye të Kuvendit, për mandatin e dytë të tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: