NJU JORK- Shteti Islamik konfirmon se është diçka më shumë se një grup militant dhe se sillet si një qeveri që ofron një sërë shërbimesh në territoret që kontrollon.

Por, nga disa intervista të marra nga gazeta amerikane “New York Times” me persona që kanë mundur t’i ikin Kalifatit, del se ëndrrat e ISIS-it po shuhen.

Njerëzit pranë Abu Bakr al Baghdadi po ndiejnë presionin e sulmeve ajrore të ndërmarra nga disa shtete si edhe ofensivat e reja tokësore nga milicitë shiite dhe kurde.

Ndërkaq, ndërprerja e shumë shërbimeve dhe pagave të luftëtarëve, të bashkuara në një sistem taksash me kushte shumë të rënda, po krijon tension dhe dezertime.

“Nuk flitet për një pakësim të ndjeshëm të grupit xhihadist, por sigurisht për një dobësim të ndjeshëm të brendshëm”, shkruan “New York Times”.

“ISIS-i po u përshtatet ndryshimeve dhe sulmeve të koalicionit me atentate në tokë të huaj, si ajo në Paris dhe me objektivin për rritjen e pushtetit të tij në Libi, por premtimi për një shtet të vërtetë mbetet faktori kryesor që e dallon nga al-Kaeda”, shkruan gazeta amerikane. “ISIS-i përfaqëson aktualisht veç një thirrje të fortë për rekrutime nga e gjithë bota”, thekson “New York Times”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: