SHBA – Dy hetues i kanë kërkuar departamentit amerikan të Drejtësisë për të hapur një hetim kriminal për të mësuar nëse Hillary Clinton kishte kryer një gabim duke përdorur adresën personale të email-it për korrespondencat qeveritare në kohën kur ajo drejtonte Departamentin e Shtetit, njoftoi sot e përditshmja ”New York Times”.

Kjo kërkesë u bë pas një memorandumit më 29 qershor, në të cilin inspektorët e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit dhe shërbimeve sekrete zbuluan se llogaria private e Clinton përmbante qindra email-e potencialisht të klasifikuara.

Inspektorët e përgjithshëm janë ngarkuar për hetimet e brendshme të agjencisë qeveritare.

”Departamenti i Drejtësisë nuk ka marrë ende vendim për të hapur një hetim”, thekuan zyrtarët për të përditshmen nju jorkeze.

Clinton, ish-Zonja e Parë e SHBA-së, ka drejtuar diplomacinë amerikanë nga viti 2009 deri në vitin 2013. Ajo është sot kandidate për kampin demokrat për zgjedhjet presidenciale 2016.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: