“Lufta në Kosovë përfundoi, por të shtënat me armë jo. Një gjykatë premton drejtësi” është titulli i një shkrimi të gjatë të publikuar nga gazeta më e famshme amerikane, NY Times. Shkrimi me autorë Andrew Higgins dhe Valerie Hopkins fokusohet në krimet e shumta të pasluftës. Shumë persona – me lidhje të ngushta me LDK-në – ishin vrarë apo plagosur pas largimit të trupave serbe nga Kosova. Një ndër ta është Fetah Rudi, i cili ishte plagosur me 14 plumba pas luftës. Ai thotë që Gjykata Speciale në Hagë është rasti i fundit që njerëzit të marrin drejtësinë.

“Ideja që gjykata do të gërmojë në çështjet e vjetra të mbetura nga paslufta në Kosovë ka krijuar panik te komandantët e UÇK-së – presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit – të cilët u munduan në dhjetor që me ligj ta pamundësojnë punën e Speciales”, shkruan gazeta amerikane. Gazeta amerikane merret edhe me raportin e Dick Martyt në Këshillin e Europës që çoi në lindjen e Speciales. Aty, Thaçi portretizohet si “bosi më i rrezikshëm i krimit në mesin e komandantëve të UÇK-së”.

Për këtë raport, Thaçi kishte thënë që është ‘lajm i rremë’ me ndikim nga Rusia, pretendim për të cilin nuk dha asnjë provë. “Suksesi i Speciales varet edhe nga mundësia për të mbrojtur dëshmitarët…Kur ish-komandanti i UÇK’së Agim Zogaj ishte pajtuar të dëshmonte kundër komandantëve tjerë, ai ishte bërë dëshmitar i mbrojtur. Para se të fillonte gjykimi, ai u gjet i varur në një pemë në Duisburg të Gjermanisë”, thuhet në shkrim. /gazetametro.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: