Neymar për shkak dëmtimi ka mbyllur sezonin me Paris SG dhe tani ndodhet në Brazil për fazën e rikuperimit. Jo pak zëra thonë se 26-vjeçari jo vetëm këtë sezon, por e ka mbyllur përgjithmonë opsionin e kthimit në Francë pasi po negocion për të kaluar në “La Liga”.

Pista më e mundshme duket një kalim te Real Madrid, me “galkatikët” të cilët janë parë të negociojnë me babain e futbollistit që njëkohësisht është edhe agjenti tij.

Së fundmi në mediat spanjolle jo më pak është përfolur edhe kalimi te Barcelona, por problemi qëndron se drejtuesit katalanas nuk i kanë marrëdhëniet e mira me futbollistin pasi ky i fundit u largua në mënyrën jo të duhur në verë.

Gjithsesi transferimi te Real Madrid nuk ka gjasa të ndodhë pasi sipas “El Mundo Deportivo” Neymar i ka bërë një premtim Messi-t. Me kërkesë të yllit argjentinas braziliani i ka deklaruar “se nuk do të kalojë në ‘Bernabeu’ përsa kohë interesohet Barcelona.”

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por duke parë lidhjen që Neymar ka me Messi-n përsa kohë interesohet Barcelona vështirë se braziliani do të kalojë te kundërshtarët më të mëdhenj të kalalanasve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb