TIRANE- Festa e pavarësisë së Greqisë ka mbledhur bashkë figura të rëndësishme të politikës shqiptare, artit dhe kulturës.

Kështu, me rastin e ditës Kombëtare të Greqisë, Ambasada greke në Tiranë ka organizuar një ceremoni pritjeje, në të cilën marrin pjesë që nga ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruci, ministria, deputetë, e deri tek zërat e spikatur të artit.

Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar disa foto për ‘BalkanWeb’ ku shihen se si politikanët pavarësisht krahëve politike janë bërë bashkë më këtë event. Ndërkohë, në këtë ceremoni është vënë re mungesa e kryeministrit Edi Rama. Greqia shpalli pavarësinë më 25 mars të vitit 1821. Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta i dha autorizimin ministrit Ditmir Bushati për çeljen e negociatave me Greqinë për kufirin detar.
foto8

foto9

foto10

foto12

fotyo13

foto15

foto1

foto2

foto3

foto4

foto5

foto6
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb