SHBA – “Merrja vetëm 900 kalori në ditë dhe pas shkoja në palestër për të paktën 3 orë dhe harxhoja të trefishin e atyre që kisha marrë, por përsëri nuk isha e lumtur”.

Kështu e nis rrëfimin e saj një modele amerikane, e cila për të arritur ëndrrën e saj u kthye në një anoreksike. Pastaj një ditë mjekët i thanë 19-vjecare se në këtë mënyrë po shkatërronte veten.

Më pas modelja merr një propozim nga agjencia Wilhelmina në New York e cila i kishte thënë “Shto në peshë, rikthe buzëqeshjen dhe do të punosh me ne”. Historia e 19-vjecares është publikuar në revistën e njohur Harper Bazaar.

‘Isha e kujdesshme në çdo gjë, nuk haja pisllëqe, asnjë lloj pije me gaz, kisha eliminuar çdo lloj sheqeri. Konsumoja vetëm fruta dhe perime dhe mish të bardhë. Nuk lejoja asnjë të më thoshte që nuk isha e shëndetshme sepse mendoja se haja mirë dhe bëja palestër. Dëshiroja të isha si Kate Moss, por kur shihja veten në pasqyrë nuk më pëlqente.

Ndërsa një ditë ndodhi diçka e çuditshme, nuk po më vinte cikli dhe mamaja më detyroi të vizitohesha tek një mjekë”- ka rrëfyer modelja 19-vjecare. Dhe përgjigja e mjekëve pasi e vizituan ishte shokuese nëse do të kishte vazhduar ende atë stil jetese ajo do të vdiste sepse bërë anoreksike.

Nën ato momente ëndrra e saj për t’u bërë modele ishte zhdukur. Më pas vjen drita në mes të tunelit, një telefonatë nga agjencia Wilhelmina, e cila i bën një propozim, “Shto në peshë, rikthe buzëqeshjen dhe do të punosh me ne”.

Maggie nuk u dorëzua, ndaloi së numëruari kaloritë, eliminoi të gjitha ushqimet dietike dhe filloi të hante shëndetshëm.
‘Një ditë u pashë sërish në pasqyrë dhe këtë herë duke buzëqeshur, kisha një gjoks, një fundshpinë të bukur dhe më pëlqente vetja”- përfundoi modelja amerikane.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb