Usain Bolt vetëm para pak ditësh i dha fund karrierës së tij në atletikë pas garave të fundit të zhvilluara në Botërorin e Londrës ku edhe pësoi një dëmtim, por së fundmi sipas mediave britanike ai nuk do ndalet së praktikuari sportet.

Sprintieri nga Xhamajka njihet si një fans i futbollit dhe tifoz i flaktë i Manchester United, ekip me të cilin është parashikuar të debutojë në një ndeshje kundër Barcelonës. Sfida do të luhet më 2 shtator ndërmjet legjendave të dy klubeve dhe Bolt sipas “The Sun” ka marrë ftesë nga “djajtë” për të qenë pjesë e kësaj sfide.
nintchdbpict000005308908-e1502739718277
Pavarësisht dëshirës së dy palëve mbetet për t’u parë gjendja fizike e 30-vjeçarit dhe më pas do të vlerësohet nëse ai është i gatshëm për sfidën ose jo, pasi dëmtimi në Botëror nuk ishte i lehtë.

Për Manchester United do të jenë ish-lojtar si Edwin van der Sar, Paul Scholes, Dëight Yorke e Phil Neville. Ndërsa te Barcelona Gaizka Mendieta, Eric Abidal, Miguel Ángel Nadal, Gheorghe Popescu, Ion Andoni Goikoetxea e Julio Salinas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb