Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nga Bin Laden tek “ujqërit vetmitarë”, sindroma europiane tani sulmon Amerikën

2017-10-31T202847Z_1171803130_RC1594484980_RTRMADP_3_NEW-YORK-SHOOTING-kIvB-U1101802216942b5F-1024x576@LaStampa.it

Pas planeve të Al Qaedës për 11 shtatorin, sulmet po vijnë nga terroristë të improvizuar. Terrorizmi për fat të keq nuk është një gjë e re në New York. Por ndryshimi qëndron në origjinën dhe në kërcënimin akoma më të çmendur dhe të paparashikueshëm më të cilin përballemi sot. Nëse sulmet e 11 shtatorit i kishin treguar botës dhunën e planifikuar me kujdes nga Al Qaeda, e dhunshme por e vështirë për t’u ndjekur, e cila nga Amerika hidhte hijet e saj mbi të gjithë planetin, sulmi i djeshëm tregon të kundërtën.

Terrorizmi i militantit të rastësishëm, të ekstremistit të radikalizuar në Internet ose diku tjetër, që filloi duke goditur Europën por tani po godet edhe SHBA-në. Më pak vdekjeprurës se vrasësit e trajnuar të Osama Bin Laden, por potencialisht më i rrezikshëm pasi mund të vrasë kudo vetëm duke marrë me qira një kamion. Hera e parë që Neë Yorku zbuloi të jetonte në terror ishte më 26 shkurt të 1993 kur një autobombë shpërtheu në Kullën e Veriut të Qendrës Tregtare Botërore, duke vrarë 6 persona.

Sulmi ishte organizuar nga Ramzi Yousef, një shtetas nga Kuvajti që ishte trajnuar me Al Qaedën në Afganistan. Yousef kishte marrë financime nga Khaled Sheik Mohammed, më vonë truri i sulmeve të 11 shtatorit 2011, dhe kishte gjetur guidën shpirtërore tek Omar Abdel Rahaman, sheiku i verbër që nga Neë Jersey nxiste urrejtjen kundër Shteteve të Bashkuara. Më pas ndodhën sulmet tragjike të 11 shtatorit ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në atë kohë frika e parrëfyer nga ekspertët ishte se Al Qaeda do vazhdonte me operacione më të vogla si shkëmbime zjarri në kinema, supermarket apo metro, veprime të vogla, më të thjeshta për t’u organizuar dhe kështu do kishte gjunjëzuar një shtet të frikësuar. Slogani që policia kishte vendosur në çdo vend ishte, ” Nëse shihni diçka, njoftoni dikë”, sepse rreziku mund të jetë kudo dhe veprimet e qytetarëve mund ta rrëzojnë atë, si heroi që dje me autobusin e tij u përpoq të ndalonte masakrën. Por në fakt jo. Tani mund të themi që Osama do kishte vazhduar të mendonte sulme të mëdha deri ditën kur marinsat amerikanë e fshinë nga faqja e tokës.

Me ISIS çdo gjë ka ndryshuar. Frika që SHBA kishte në 2001 u materializua në fillim në Europë, ku terroristët filluan të qëllojnë me armë në lokale, stadiume dhe më pas duke shtypur njerëzit me makina. Të thjeshtë për t’u rekrutuar sepse kontinenti është plot me emigrantë islamikë në shënjestër për t’u radikalizuar. Këtë herë Amerika, në mënyrë paradoksale dukej më e sigurt sepse emigrantët e saj nga rajonet e ekstremizmit ishin më pak në numër dhe më të integruar. Pavarësisht se Trump do dëshironte t’i mbante jashtë vendit të tij me urdhrin e ndalimit. Deri dje.

Shkrimi është publikuar në ‘La Stampa’.

(Përshtati: BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.