AllYou.com ka bërë një sondazh me lexuesit e saj sa herë i lanin çarçafët. Në fund të sondazhit rezultoi se pjesa më e madhe i ndërronin një herë në 14 ditë, ndërsa pjesa tjetër mbante të njëjtët çarçafë deri në 4 javë.

Por ja këshillat nga ‘ekspertët’.

Çarçafët – Një herë në javë. Çarçafët duhen larë shpesh për të hequr pisllëqet, pluhurin, djersën etj. Përdorni ujë të nxehtë për të vrarë mikrobet.

makina

Makina – 1 herë në 3 javë. Nëse keni mundësi për ta larë vetë apo keni një lavazh pranë, edhe 1 herë në javë do të ishte perfekte për të pastruar automjetin. Në të kundërt, 1 herë në 3 javë është e mjaftueshme.

qeni

Qeni – Besojini hundës. Nëse qeni mban erë apo shihni se ka yndyrë në trup është koha për ta larë. Megjithatë ka disa raca që duhen larë 1 herë në muaj. Qentë me qime të trashë duhen larë 3 – 4 herë në vit.

xhinsee

Xhinset – Vishini xhinset disa herë përpara se t’i fusni në lavatriçe. Nëse i lani më shpesh seç duhet do t’i prishni para kohe.

recipeta

Recipetat – Recipetat mund të vishen disa herë pa patur nevojë për t’i larë. Mjafton që të mos përdorni të njëjtën palë dy ditë rresht në mënyrë që t’i jepni kohë që llastiku i tyre të rimarrë formë.

fytyra

Fytyrën – Çdo natë, në mëngjes gjithashtu. Të pastrosh fytyrën çdo natë është e nevojshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt, për të hapur poret e lëkurës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, lajeni të paktën 2 herë gjatë ditës.

floket

Flokët – Nëse i lani flokët çdo ditë do t’i hiqni atyre vajrat natyrale ndaj është mirë që t’i alternoni ditët. Nëse keni flokë të yndyrshëm, përdorni shampo apo sprai për këtë punë, por mos i lani flokët çdo ditë.

(i.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb