E gjithë bota e artit, përfshi këngëtarë, artistë dhe shumë figura të tjera janë prekur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të yllit të muzikës pop, George Michael.

Personazhet publike i kushtuan këngëtarit 53-vjeçar dedikime dhe mesazhe të forta në rrjetet sociale. Duke nisur me Elton John, i cili ishte dhe një mik u ngushtë i George Michael, Madonnna, Andreë Ridgeley, Duran Duran, Spandau Baletit, Robbie Williams, Laura Pausini si Miley Cyrus i janë bashkuar homazheve për humbjen e ikonës.

Në një postim në ‘Twitter’ muzikanti Andrew Ridgeley shkruan se: “Zemërthyer nga humbja e mikut tim të vjetër. Unë, njerëzit e tij të dashur, shokët dhe bota e muzikës, do ta duan gjithmonë”.

Ndërsa Elton John shkruan në Instagram. “Jam i tronditur shumë. Kam humbur një mik të dashur, bujar dhe një artist të shkëlqyer. Zemra ime shkon për familjen e tij dhe të gjithë fansat e tij. @GeorgeMichael #RIP.”. Ndërsa Spandau Ballet shkruan: “Jemi shumë të mërzitur për humbjen e mikut tonë të dashur George Mixhael. Një artist brilant dhe një kompozitor i zot.”.

Në të njëjtën linjë është dhe Robbie Williams i cili shton: “Oh Zot jo. Të dua George. U prefsh në paqe.”. Po ashtu, këngëtarja Miley Cyrus shkraun: “Më mungon që tani. Faleminderit për aktivizimin tënd në LGBT. Do të dua gjithmonë.”, ndërsa Madonna: “Lamtumirë miku im. Një tjetër artist na le. Mund të ndalësh 2016?”.

Edhe Duran Duran ka shprehur trishtimin e tij ndërsa ka postuar: “Humbim një tjetër talent në muzikë. Me gjithë dashurinë dhe simpatinë për familjen e Gerorge Michael.”, kurse Laura Pausini shkruan: “Një artist i madh sot nuk është. përkundrazi jo, ai do të jetë gjithmonë. #GeorgeMichael për më të mirin. Nuk di asgjë…”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: