Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Nga Frroku tek Balili, PD i çon Xhafajt tek Ministria hartën jeshile të familjeve mafioze (FOTO)

harta mafioze (1)

TIRANË- Partia Demokratike ka zbuluar simbolikën e dytë të protestës së sotëm kundër qeverisë. Të rinj të PD-së kanë çuar pranë Ministrisë së Brendshme një hartë të familjeve politiko-mafioze.
Harta e Shqipërisë këtë herë e ngjyrosur jeshile dhe me kanabis nis në veri me Frrokun dhe përfundon në jug me Balilin.

harta mafioze (2)

Nuk mungojnë ndarje të tjera në hartë si “Bushi”, “Ndoka”,“Rroshi”, “Ruçi”, “Braho”, “Tahiri” etj. harta mbahet nga të rinj që kanë vendosur në fytyra maska si Fatmir Xhafaj me vëllain dhe si kryeministri me vëllain.

pd-harta-2

“Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simbolizuar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan. Harta është rreth 2 metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi e Taulant Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar”, deklaron PD.

harta-pd

pd-harta

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 4 )